Së fundmi kemi marrë disa raportime për probleme me ngecje në shikimin e kanaleve televizive përmes platformave të palicencuara si Albkanale.
🛑 Dëshirojmë të sqarojmë një pikë shumë të rëndësishme: cilësia e internetit nuk duhet dhe nuk mund të matet përmes platformave pirate apo jozyrtare.
Platforma si Albkanalet:
Operojnë në mënyrë të paligjshme dhe janë vazhdimisht në shënjestër të autoriteteve shtetërore.
Ofrimi i shërbimeve të tyre është i paqëndrueshëm dhe shpesh me ndërprerje, reklama të shumta dhe përmbajtje të papërshtatshme.
Shërbimi i tyre nuk përfaqëson cilësinë reale të internetit që ju merrni nga Interfibër.
✅ Nëse dëshironi të testoni internetin tuaj realisht, ju rekomandojmë të përdorni platforma të njohura dhe të besueshme si:
Speedtest.net
YouTube
Netflix, etj.
📌 Gjithashtu, përdorimi i VPN-ve, aplikacioneve jozyrtare apo platformave që funksionojnë "falas" mund të ndikojë negativisht në eksperiencën tuaj online, jo për shkak të internetit, por për shkak të mënyrës se si këto shërbime operojnë.
Ne ju rekomandojmë të zgjidhni gjithmonë burime të sigurta, legale dhe të besueshme për shërbimet tuaja online.
Faleminderit për mirëkuptimin!
Interfibër – Internet që nuk të lë në baltë.